PATOMË
f. sh.
- Shualli i këmbës; shputa e këmbës. Patoma e këmbës. Iu mpi patoma. I ra me patomë.
- Shputa e çorapit; copë sholle e hollë a diçka tjetër që shtrohet brenda në këpucë që të rrijë këmba mirë ose që të mos vritet shputa. Patoma e çorapit. Iu ça (iu shqua) patoma. Iu grisën patomat.
- vjet. Dysheme. Patomë dheu. Ra mbi (në) patomë.