Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    PATRULLË

    f. sh.
    1. Trupë e vogël ushtarësh, policësh a rojash, anije luftarake, aeroplan etj. që është ngarkuar të sillet në një zonë të caktuar dhe të vëzhgojë çdo lëvizje të dyshimtë, të ruajë një objekt, rregullin a rendin e vendosur, të bëjë zbulim etj. Patrullë ushtarake. Patrulla e zbulimit. Patrullë kreu (shpine). Patrullë roje. Patrullë xhandarësh (karabinierësh). Dëgjoheshin hapat e patrullës. Vendosi (caktoi) një patrullë. E ndali patrulla.