Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    PATUNDUR

    mb.
    1. Që qëndron në të vetën pa u lëkundur, i paepur; që s'tutet, që s'i trembet syri. I patundur në mendimet (në bindjet) e veta. Qëndroi i patundur.
    2. I qëndrueshëm; që shfaqet a shprehet me vendosmëri e me siguri të madhe. Mendim i patundur. Qëndrim i patundur. Besnikëri (bindje, qëndresë) e patundur. Me besim të patundur. Në mënyrë të patundur.