PAZAR
m. sh. bised.
- Treg; përmb. tërësia e njerëzve që shesin e blejnë në treg: pazari fshatar; pazari i kafshëve (i drithit); u mblodh tërë pazari; nuk humbi pazari për gjilpëra (fj. u.).
- Biseda dhe marrëveshja e blerësit me shitësin për çmimin e mallit; shitje e blerje mallrash, tregti; nj. ditë e caktuar e javës kur fshatarët vijnë në treg për të shitur a për të blerë: pazar i mbarë! (ur.); ditë pazari; pazari i së enjtes (i së shtunës); bënë pazar; i iku pazarit të parë nuk mbajti çmimin e parë; bëj pazarin dal në pazar e blej ç'më duhet; hyri në pazar (me dikë); me tëndin ha epi e pazar mos bëj (fj. u.).
- fig. Vend ku hyn e del kushdo; grumbull i madh e i çrregullt njerëzish; rrëmujë e zhurmë e madhe: ç'është ky pazar këtu?
Shprehje
- Bënte pazar hahej me dikë për të arritur një lëshim etj.; ka dalë fjala në pazar e kanë marrë vesh të gjithë.