Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    PAZHVILLUAR

    mb.
    1. Që nuk është rritur fare ose nuk është rritur mirë, që ka mbetur pa u zhvilluar (për një njeri a për trupin e tij, për një bimë etj.). Fëmijë i pazhvilluar. Me trup të pazhvilluar. Bimë e pazhvilluar.
    2. Që nuk është i zhvilluar nga ana arsimore e kulturore, i paformuar; që është karakteristik për një njeri të tillë. Njeri i pazhvilluar.
    3. Që ka mbetur prapa, që s'është zhvilluar, i prapambetur (për një fushë të veprimtarisë, për një vend etj.). Ekonomi (industri, bujqësi) e pazhvilluar. Vend (shtet) i pazhvilluar.
    4. Që nuk është zbërthyer a nuk është zgjidhur; që s’është zhvilluar, që ka mbetur pa u kryer. Probleme (ushtrime) të pazhvilluara. Çështje e pazhvilluar.