Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    PAZOTI

    mb.
    1. Që s'është i zoti për një punë; shumë i ngathët; i paaftë. Njeri (drejtues) i pazoti. U tregua i pazoti. Sa e pazonja që paska qene!
    2. Përd. em. sipas kuptimit të mbiemrit. I pazoti dhe mbi trëndafila të bjerë thyen hundët. fj. u.