PËLHURË I
f. sh.
- Copë e endur hollë në avlëmend ose në tezgjah, zakonisht me fije pambuku a mëndafshi që përdoret për veshje të lehta, për mbulesa etj. Pëlhurë e hollë (e trashë). Pëlhura të pambukta (të mëndafshta). Pëlhurë liri. Prodhimi i pëlhurave. Bëjnë (endin) pëlhurë.
- Veli i anijes. Anije me pëlhurë. Shpalosi (ndeu) pëlhurat. Mblodhën pëlhurat.
- Rrjetë fijesh të holla që end merimanga, cergë merimange. Fshiu (hoqi) pëlhurat e merimangave.
- fig. Diçka që shërben për të mbuluar a fshehur një send a një dukuri, perde. Një pëlhurë resh (me re). Pëlhura e misterit.
Shprehje
- Pëlhura e Penelopës libr. punë që zgjatet shumë a nuk merr fund kurrë.