Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    PËQI

    m. sh.
    1. Pjesa e përparme në fund të një veshjeje të sipërme, sqepi i palltos a i një rrobe tjetër të sipërme. Pëqinjtë e palltos (e xhaketës). Përveshi (ngriti) pëqinjtë.
    2. Prehër. E mbante në pëqi. Iu hodh s`ëmës në pëqi. Ia mori (ia vuri) kokën në pëqi. Në bark mbajttë e në pëqi mos pastë! mallk. mos i rrofshin fëmijët!
    3. fig. Vend i futur diku, ku mund të ruhet e të mbrohet diçka, gji. Në pëqi të malit (të kodrës).

      Shprehje

      • I pash pëqirin dikujt edhe moh. tregohet i përulur përpara dikujt, i bën lajka një eprori etj. Prish (gris) gjirin, arno pëqirin fj. u. shih te GRIS.