Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    PËRBINDËSH

    m. sh.
    1. mit. Qenie përrallore që, sipas besëtytnive, përfytyrohej me trup jashtëzakonisht të madh e me pamje të shëmtuar dhe që u kallte njerëzve tmerrin. Si një përbindësh që përpin çdo gjë.
    2. fig. Kafshë grabitqare me trup shumë të madh. Peshkaqeni është një përbindësh i detit.
    3. fig. keq. Njeri jashtëzakonisht i pashpirt e i neveritshëm, që mund të kryejë veprat më mizore e më të poshtra, vrasës e shfrytëzues shumë i egër e gjakpirës. Përbindëshat nazistë (fashistë, imperialistë),
    4. mjek. Qenie njerëzore ose kafshë me një formim krejt të çrregullt.