Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    PËRBUJ

    kal.
    1. E mbaj dikë në shtëpi për të ngrënë darkë e për të fjetur, e mbaj për të kaluar natën. I përbujnë shtegtarët. Përbunin partizanët.
    2. jokal. Kaloj natën diku, buj. Përbujtëm në shtëpinë e një miku.
    3. Rri gjithë natën zgjuar e ruaj dikë. Përbuj një të sëmurë. Përbujtën të vdekurin.