PËRÇOR
m. sh.
- Dashi ose cjapi me këmborë a me zile të madhe në qafë, që i prin tufës. Prin përçori.
- fig. bised. Trim që u prin të tjerëve në luftë a në punë të guximshme; prijës.
- Përd. mb. sipas kuptimit të emrit. Dash (cjap) përçor.
Fjalor i gjuhës shqipe