Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    PËRÇUES

    Im. sh.
    1. Ai që i prin dikujt në një punë, ai që e udhëheq dikë në një veprim etj.; ai që i tregon rrugën dikujt (edhe fig.). Përçuesi i çoi në fshat nga një udhë më e shkurtër.
    2. Ai që drejton një mjet transporti. Përçuesi i kamionit. Përçuesi i trapit (i barkës). Përçuesit e guximshëm të tankeve.
    3. fiz., elektr. Trup që është përcjellës i rrymës elektrike, i nxehtësisë etj.; fill metali që përdoret për të shpënë në largësi energjinë elektrike; përcjellës. Përçues i mirë (i keq) i rrymës. Përçues prej bakri (prej alumini).
    4. Ai që bëhet mbartës, përhapës e propagandues i një ideje, i një ideologjie etj. në popull a në një rreth të gjerë njerëzish; ai që çon e përhap diku një ide a një vijë politike. Përçuesit e së resë në të gjitha fushat e jetës. Përçues të vetëdijshëm të normës së gjuhës letrare te masat e gjera.
    IImb.
    1. Që shpie diçka nga një vend në një tjetër; që përçon. Tel përçues. Gyp përçues
    2. anat. Që shërben për të përçuar ngacmimet ose një lëndë ushqyese në trupin e qenieve të gjalla. Nervat përçues. Enët përçuese (te bimët).