Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    PËRCËLLIMË

    f. sh.
    1. Zjarr që ka rënë në një pyll; zjarr i madh me flakë që të përcëllon. Digjej në përcëllimë.
    2. Pyll, në të cilin ka rënë zjarr dhe kanë mbetur aty këtu trungje të djegur ose të zhveshura pa gjethe e degë; livadh i djegur. Bëje dru në përcëllimë / Moj leshverdha trëndelinë. kr. pop.
    3. Nxehtësia e madhe që lëshon zjarri e që të përcëllon; nxehtësia përvëluese e diellit; pisku i vapës. Përcëllima e zjarrit. Përcëllima e shkretëtirës. Në të ftohtë e në përcëllimë. Në mes të përcëllimës.