Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    PËRDORIM

    m. sh.
    1. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve PËRDOR, PËRDOREM dhe PËRDOROJ, PËRDOROHEM. Përdorimi i veglave (i mjeteve). Përdorimi i armëve. Përdorimi i lëndës djegëse me kursim. Përdorimi i drejtë i të ardhurave kombëtare. Mënyra e përdorimit. Vë (shtie) në përdorim. Nxjerr (del) jashtë përdorimit.
    2. Mënyra se si përdoret diçka. Sipas përdorimit. Për përdorim të brendshëm. Ka përdorim të gjerë. Fjalë me përdorim të ngushtë. gjuh. Mallra të përdorimit të gjerë.