PËRFAQËSUES
Im. sh.
- Ai që flet e vepron në emër të dikujt; ai që përfaqëson e mbron të drejtat dhe interesat e një shteti, të një organizate, të një grupi njerëzish etj. Përfaqësues diplomatik. Përfaqësues tregtar. Përfaqësues i ministrisë. Përfaqësues i shtetit. Përfaqësuesit e popullit në Kuvendin Popullor deputetët. Dërgoj si përfaqësues.
- Ai që shpreh mendimet, vullnetin dhe dëshirat e një grupi njerëzish. Përfaqësues i dëshirave të popullit. Përfaqësuesit e klasës punëtore.
- Ai që paraqit në veprimtarinë a në veprën e vet tiparet themelore të një rryme ideologjike, politike etj., të një drejtimi shkencor, artistik etj. Përfaqësues i materializmit (i idealizmit). Përfaqësues i shquar i realizmit socialist. Përfaqësues tipik i romantizmit.
- drejt. Ai që është i ngarkuar të veprojë në gjyq në emër dhe në interes të një tjetri. Përfaqësues ligjor.
IImb.
- Që është zgjedhur ose është emëruar për të shprehur e për të mbrojtur të drejtat dhe interesat e një shteti, të një organizate, të një pale etj. Organ përfaqësues. Komitet (komision) përfaqësues. Skuadra përfaqësuese. sport. skuadra më e zgjedhur e një vendi, e cila merr pjesë në një garë sportive.
- Që paraqet tipare themelore të një rryme ideologjike, politike etj., të një drejtimi shkencor, artistik etj. Një nga veprat përfaqësuese të realizmit socialist.