Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    PËRFILL

    kal.
    1. E çmoj, e vlerësoj mirë dikë a diçka; tregoj nderim e vëmendje ndaj dikujt a diçkaje; dëgjoj me kujdes zërin a mendimet e dikujt; kund. shpërfill. Përfill vullnetin e shumicës (zërin e masës). Në të kaluarën nuk i përfillnin punëtorët (fshatarët e varfër).
    2. Marr parasysh, e llogarit, e bëj hesap; i jap rëndësi, e vlerësoj (kryesisht mohuese). Nuk e përfillën rrezikun (vdekjen). Nuk i përfillin vështirësitë.
    3. Përmend, zë në gojë, vë në dukje diçka a dikë. Nuk i pëlqen t`ia përfillësh atë ngjarje (atë njeri).