PËRFLAK I
kal.
- E djeg me flakë, i jap flakë, e mbuloj me flakë (një vend etj.). Rrufetë e përflakën korijen. Zjarri përflaku dheun.
- E përcëlloj në flakë diçka, e përzhit. E përflaku pulën. I përflakin kularët.
- fig. I jap një ngjyrë të kuqe të ndezur si të flakës, e përskuq, e ndez. Agimi përflaku diellin. Rrezet e diellit përflakën retë e bardha. Perëndimi përflaku liqenin.