Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    PËRFLAS

    kal.
    1. Flas keq për dikë, e marr nëpër gojë, flas prapa shpine, e përgojoj. I përflitnin gojët e liga. E shanë dhe e përfolën. Le të flasin e të përflasin sa të duan!
    2. E qortoj dikë për diçka duke i veshur një faj, një punë jo të mirë etj. E përfolën si ngatërrestar (si shpifës).
    3. Ia zë ngoje dikujt një të mirë që i kam bërë, ia kujtoj kur kam nevojë për të. I përfliste bukën që i kishte dhënë.
    4. Përsërit diçka; ia them dikujt tjetër atë që di, ua tregoj të tjerëve. Mos e përfol atë që u tha aty!