Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    PËRFORCUES

    Im. sh. fiz. elektr.
    1. Mjet i posaçëm që shërben për ta bërë më të ndjeshëm, më të dukshëm a më të kapshëm një sinjal etj., për t'i rritur fuqinë një rryme elektrike a një dukurie fizike në përgjithësi. Përforcues magnetik. Përforcuesi i sinjaleve të zërit (të figurës). Përforcuesi i dendurisë së ulët.
    IImb.
    1. Që shërben për ta bërë më të fortë e më të qëndrueshme diçka, që përforcon. Shtyllë përforcuese. Tra përforcues.
    2. fig. Që shërben për të ngulitur më mirë në mendje dijet. Ushtrime (pyetje) përforcuese. Njësim përforcues.
    3. fiz., elektr. Që e bën më të ndjeshëm, më të dukshëm a më të kapshëm një sinjal etj.; që shërben për t'i rritur fuqinë një rryme elektrike a një dukurie fizike në përgjithësi; që shton shkallën e intensitetit. Antenë përforcuese.
    4. gjuh. Që shërben për të theksuar a për të vënë në dukje më mirë një kuptim a një ngjyrim të një fjale. Pjesëz (parashtesë) përforcuese. Me kuptim përforcues. Fjalë përforcuese fjalë që ndihmon për të theksuar kuptimin e asaj gjymtyre të fjalisë mbi të cilën bie theksi logjik (p.sh. «Punonin me vrull të gjithë, edhe të moshuarit.»).