Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    PËRFUNDOJ

    kal.
    1. E shpie diçka deri në fund, e mbaroj një punë a një detyrë, kryej plotësisht, i jap fund; kund. nis; filloj. Përfunduan mbjelljet (ujitjen). Përfunduan ndërtimin e hekurudhës. I përfundoi me sukses provimet. E përfunduan planin para afatit.
    2. Arrij të lidh një marrëveshje zyrtare me dikë dhe nënshkruaj dokumentin përkatës, lidh, nënshkruaj. Përfunduan një marrëveshje (një traktat).
    3. jokal. vet. veta III. Kryhet diçka plotësisht, mbaron, merr fund. Përfundoi kolektivizimi i bujqësisë (elektrifikimi i gjithë vendit). Përfundoi me kohë (shpejt) korrja e të lashtave. Përfundoi ndeshja. Përfunduan provimet. Përfunduan korrjet (mbjelljet). Përfundoi para kohe (me vonesë).
    4. jokal. Arrij më në fund në një gjendje të caktuar; mbaroj diku a në një gjendje të caktuar. Përfundoi mirë (keq). Përfundoi në burg (pa punë). Përfundoi i sëmurë (në spital). Agresorët përfunduan me turp.
    5. jokal. Arrij në një mendim të përbashkët pas shqyrtimit të një çështjeje me një tjetër a me të tjerë, nxjerr një përfundim. Përfunduan se puna duhej vijuar më tej.