Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    PËRFYTYRIM

    m. sh.
    1. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve PËRFYTYROJ, PËRFYTYROHET. Përfytyrimi i një ngjarjeje.
    2. psikol., filoz. Figurë e një sendi, që riprodhohet në ndërgjegje sipas perceptimeve të mëparshme; formë e pasqyrimit shqisor, që përbën një hallkë kryesore në procesin e njohjes së botës. Përfytyrime pamore. Përfytyrim i plotë (i qartë, i turbullt). Ndijimet, perceptimet e përfytyrimet.
    3. Ajo që krijohet në mendje për diçka, duke u mbështetur në të dhënat e botës së jashtme, mendim pak a shumë i qartë e i plotë për diçka; krijim i imagjinatës. Përfytyrim i qartë (i plotë) për diçka, për dikë. Përfytyrime poetike.