Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    PËRFYTYROJ

    kal.
    1. Riprodhoj në mendje diçka që e kam parë a e kam jetuar në një kohë të mëparshme. Përfytyroj kohën e fëmijërisë. Përfytyroj ngjarjet e luftës.
    2. Marr me mend diçka që nuk e kam parë a nuk e kam njohur drejtpërdrejt; krijoj në mendje figurën e diçkaje, duke u mbështetur në ato që kam dëgjuar për të ose në të dhëna të tjera të tërthorta; e mendoj a e marr me mend diçka në një mënyrë të caktuar, e kuptoj; parafytyroj. Përfytyronte oqeanin e pafund (dimrin në malet e larta). Mundohej të përfytyronte atë kuvend të madh. E kishte përfytyruar ndryshe luftën.