PËRGATIS
kal.
- E bëj gati diçka për ta përdorur, për ta marrë me vete etj.; e bëj diçka, e prodhoj, e krijoj, e hartoj etj.: përgatit makinën; përgatit dhomën (shtratin); përgatit leksionet; përgatit gjellën (drekën).
- I jap njohuritë e nevojshme për një punë; e aftësoj; stërvit: përgatit mësues të zotë; e përgatit për provime.
- Ia them tërthorazi e jo menjëherë diçka të keqe, që të mos i vijë e papritur: e përgatiti shpirtërisht.
- Kam ndër mend të bëj diçka; marr masa për të kryer një punë: përgatitin plane të reja.