Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    PËRGËZOHEM

    vetv.
    1. Përshëndetem e shkëmbej urime të përzemërta me dikë me rastin e një përvjetori, të një feste, të mbarimit me sukses të një pune etj. U përgëzua me shokët e miqtë.
    2. vet. veta III. I sillet rrotull të zotit me gëzim, duke iu fërkuar e duke tundur bishtin (zakonisht për qenin).
    3. Pës. e PËRGËZOJ. U përgëzuan nga komandanti.