PËRGJËRIM
m.
- Veprimi sipas kuptimeve të foljeve PËRGJËROJ, PËRGJËROHEM. Përgjërimi për fëmijët.
- Ndjenjë dashurie e dhembshurie të thellë dhe malli të pashuar për dikë a për diçka; adhurim. E dëgjonte (e vështronte) me përgjërim. E donte me përgjërim. Kujdesej plot përgjërim për të. Dashuria arrinte deri në përgjërim.
- kryes. sh. ~E, ~ET iron. Betim ose zotim për diçka, që bëhet me fjalë të mëdha dhe me një mallëngjim të rremë. Përgjërimet e imperialistëve për paqe.