Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    PËRGJYSMË

    ndajf.
    1. Në dy pjesë të barabarta; në dy pjesë. Ndaj përgjysmë. U thye përgjysmë.
    2. Deri në mes; jo plot. E mbushi gotën përgjysmë. Shishja kishte mbetur përgjysmë.
    3. Në mënyrë jo të plotë, pjesërisht; pak, jo deri në fund. Mbylli sytë përgjysmë. Hapi derën (dritaren) përgjysmë. U ngrit përgjysmë.
    4. Pa e përfunduar, pa e shpënë deri në fund diçka, në mes. Nuk e lë punën përgjysmë. Mbeti biseda (kënga) përgjysmë. Ia preu fjalën përgjysmë.