Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    PËRGJYSMOHEM

    vetv.
    1. vet. veta III. Ndahet në dy pjesë të barabarta; bëhet më dysh.
    2. zakon. sh. Pakësohemi e mbetemi rreth gjysma; vet. veta III pakësohet deri në gjysmën e masës (të vëllimit, të sasisë etj.), pakësohet a zvogëlohet në mënyrë të ndjeshme. U përgjysmuan në familje. Ishin shumë, po u përgjysmuan. U përgjysmua koha (afati). U përgjysmua rruga. I përgjysmohet vlera. Kur je me shok, përgjysmohet hidhërimi e dyfishohet gëzimi. fj. u.
    3. Pës. e PËRGJYSMOJ.