Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    PËRHAPEM

    vetv.
    1. zakon. sh. Largohemi në drejtime të ndryshme dhe mbushim një shesh a gjithë vendin; vet. veta III shtrihet në drejtime të ndryshme diçka që është e grumbulluar në një vend; zë gjithë vendin, pushton; prishet një grumbull, shpërndahet. U përhapën nëpër pyll (nëpër fushë). U përhap mjegulla. U përhap flaka (zjarri). Përhapën tingujt. Përhapet era e luleve. Përhapën rrezet e diellit. U përhap kashta nëpër oborr.
    2. vet. veta III. Merr një shtrirje a përpjesëtim të gjerë, zgjerohet; kap edhe vende të tjera. Përhapet kryengritja (vala e luftës çlirimtare). Përhapej zejtaria (lundrimi).
    3. vet. veta III. Kalon një sëmundje nga njëri tek tjetri, prek një shumicë njerëzish, mbartet, shtrihet. Sëmundjet ngjitëse përhapen shpejt.
    4. vet. veta III. Bëhet e ditur a e njohur për të gjithë ose për një rreth të gjerë njerëzish; përvetësohet nga një shumicë njerëzish; shtrihet, popullarizohet. U përhap fjala (lajmi) se... Përhapet përvoja e më të mirëve. Përhapet kultura në masa.
    5. Shpërndahem e merrem me gjëra të tjera që nuk lidhen shumë me thelbin e një çështjeje; zgjatem për së tepërmi kur merrem me studimin, me shqyrtimin a me trajtimin e diçkaje; nuk përqendrohem në diçka, hapem. U përhap në hollësira (në gjëra të panevojshme). Punon shumë, po përhapet tepër.
    6. Pës. e PËRHAP.