Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    PËRHUMBEM

    vetv.
    1. Largohem shumë nga dikush sa mezi dukem a nuk dukem fare; sh. përndahemi andej-këtej larg njëri-tjetrit sa nuk e shohim njëri-tjetrin e nuk dimë se ç'bëhet. U përhumbën bagëtitë në pyll (malit). Përhumbeshin nëpër kurbete për kafshatën e fëmijëve.
    2. fig. Tërhiqem e jepem aq shumë pas dikujt a pas diçkaje, saqë e humbas mendjen e nuk vë re se ç'bëhet rreth e rrotull; zhytem thellë në diçka dhe harroj ç'bëhet përreth; harrohem pas diçkaje. Ishte përhumbur pas leximit (pas muzikës). U përhumbën pas gjahut. Ishte përhumbur në mendime.
    3. fig. Humbas vetëdijen, nuk ndiej e nuk kuptoj ç'bëhet për rreth. U përhumb në kllapi (në gjumë).