Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    PËRJASHTËM

    mb. përf.
    1. Që ndodhet përjashta diçkaje ose jashtë shtëpisë, i jashtëm; kund. i brendshëm. Faqja e përjashtme. Muret e përjashtme.
    2. Që nuk ka të bëjë me përmbajtjen a thelbin e diçkaje, i jashtëm. Pamja (trajta) e përjashtme. Ndryshime të përjashtme. Arsye të përjashtme.