Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    PËRJETIM

    m. sh.
    1. Veprimi dhe gjendja sipas kuptimit të foljes PËRJETOJ. Përjetimi i çasteve të paharruara.
    2. Gjendje shpirtërore, e cila krijohet nga ndjenja e mbresa të fuqishme që lënë te njeriu ngjarje e rrethana të ndryshme të jetës, gjendja shpirtërore kur njeriu i jeton me tërë qenien e tij këto ngjarje a disa çaste të rëndësishme në jetë. Përjetime të paharrueshme (të fëmijërisë).
    3. Përvojë e jetës. Përjetim i hidhur. Njeri me përjetim.