Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    PËRKOJ

    jokal.
    1. vet. veta III. Ka gjëra të njëjta a të përbashkëta me diçka tjetër, përputhet, pajtohet. Kufij shtetërorë që nuk përkojnë me kufijtë gjuhësorë. Thëniet e tyre përkojnë. Datat e dokumenteve përkonin. Përkon me të vërtetën. Fjalët të përkojnë me veprat.
    2. vet. veta III. Ndodh në të njëjtën kohë me diçka tjetër, bie në po atë kohë, takon. Përvjetori përkonte me ngjarje të rëndësishme politike.
    3. Kam tipare, cilësi të njëjta a të afërta me dikë, ngjaj me të; pajtohem me dikë në mendime etj.; shkoj. Përkojmë në mendime. Përkonin mirë njëri me tjetrin.
    4. vet. veta III mat. Është e barabartë me një madhësi tjetër; mbulon plotësisht një tjetër. Madhësi që përkojnë.
    5. vet. veta III gjuh. Përshtatet. Përkon në numër, gjini e rasë me emrin me të cilin lidhet.