Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    PËRKRAHJE

    f. sh.
    1. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve PËRKRAH, PËRKRAHEM. Përkrahja e së resë përparimtare. Përkrahje e fuqishme (e gjithanshme). Përkrahje e vendosur (revolucionare).
    2. Ndihma e mbrojtja që i japim dikujt në rrethana të ndryshme, kur ka nevojë ose kur është në një gjendje të vështirë. Përkrahje e madhe (e menjëhershme). Njeri pa përkrahje. Gjeti përkrahjen e të gjithëve. I dha përkrahje. Nuk ishin pa përkrahje. Kishte përkrahje të shumta.