Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    PËRKULEM

    vetv.
    1. vet. veta III. Merr trajtën e një harku, bëhet si hark, lakohet; epet (për diçka që është e drejtë). Përkulet shelgu (dega, thupra, shufra, teli). Përkulet trupi nga mosha (nga vitet).
    2. Lakoj trupin, përthyej trupin. Përkulem përpara (prapa, anash). Përkulem thellë. U përkul dhe e ngriti nga toka.
    3. vet. veta III. Ulet poshtë, lëshohet në drejtim të tokës, varet. Iu përkul koka.
    4. fig. Shpreh nderim të posaçëm për dikë a për diçka, e nderoj thellë. Përkulemi para kujtimit të dëshmorëve.
    5. fig. Mposhtem e i nënshtrohem vullnetit të dikujt, nuk i qëndroj dot më dikujt a diçkaje e nis të bëj lëshime, gjunjëzohem, thyhem. Nuk përkulemi para vështirësive. Nuk u përkulën para dhunës (para kërcënimeve). Nuk u përkul nga dhembja. U përkul para lotëve (para lutjeve) të saj.
    6. Pës. e PËRKUL.