PËRKULSHËM
mb.
- Që mund të lakohet pa u thyer e pa u këputur, që mund të përkulet; i epshëm. Tel i përkulshëm. Degë e përkulshme.
- Që mund të kthehet lehtë nga çdo anë, që mund të rrotullohet e të lakohet me lehtësi e shkathtësi. Me trup të përkulshëm.
- fig. Që mposhtet lehtë e i nënshtrohet vullnetit të dikujt, që nuk mund t'i qëndrojë dot dikujt a diçkaje e bën lëshime, që gjunjëzohet a thyhet shpejt; i paqëndrueshëm; i lëkundshëm. Njeri i përkulshëm. Me karakter të përkulshëm.