Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    PËRLYHEM

    vetv.
    1. Bëhem me lyrë, lyrosem. U përlye me gjellë. Kosi është i mirë kur përlyhet luga.
    2. Bëhem me njolla, ndotem gjithandej, ndyhem, fëlliqem. U përlye me lëng pemësh (me bojë, me llucë).U përlye me gjak.
    3. Marr mikrobe nga një i sëmurë, nga plaçkat e tij etj.; marr një sëmundje ngjitëse, infektohem. U përlye nga stërpikat (nga çarçafët) e të sëmurit.
    4. fig. Marr pjesë a përzihem në një punë të ligë, në një krim etj.; njollosem në një punë të keqe a të ndyrë. Ishte përlyer me pushtuesit. Nuk u përlye në ato punë.
    5. Pës. e PËRLYEJ.