Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    PËRMBAHEM

    vetv.
    1. E mbaj veten, e zotëroj veten e nuk i shpreh ndjenjat (sidomos zemërimin, inatin etj); nuk nxitohem, nuk rrëmbehem, nuk ngutem, e përmbaj veten. S`përmbahej dot nga zemërimi (nga gëzimi). U përmbajt fort.
    2. (me një trajtë të shkurtër të përemrit vetor në r. dhanore). I qëndroj besnik një çështjeje, një ideje, një ideali etj.; veproj e sillem në përputhje me disa rregulla e norma të caktuara, nuk luaj prej tyre. U përmbahemi parimeve të marksizmit. Iu përmbajt marrëveshjes. I përmbahen kontratës. I përmbahen standardit shtetëror.
    3. vet. veta III. Përfshihet, është. Thirrja që përmbahet në komunikatë. Të dhënat që përmbahen në raport.
    4. vjet. Mbahem në këmbë, jetoj. Përmbahet mirë në pleqëri.
    5. Pës. e PËRMBAJ 1,2,6.