PËRMBAJTUR
mb.
- Që është i aftë ta përmbajë veten në rrethana të ndryshme, që vepron me maturi e pa u nxituar; që nuk i shfaq menjëherë ndjenjat (zemërimin, gëzimin etj.). Njeri i përmbajtur.
- Që është veti e një njeriu që di të përmbahet; që nuk shfaqet me forcë e në mënyrë tepër të dukshme, që nuk bie në sy a që nuk tërheq vëmendjen e të tjerëve. Karakter i përmbajtur. E qeshur (qeshje) e përmbajtur. Me fjalë të përmbajtura. Lëvizje të përmbajtura. Me një gëzim të përmbajtur.