Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    PËRMBËSHTJELL

    kal.
    1. Pushtoj dikë a diçka me krahë; i ngjitem e i mbështillem pas trupit. Përmbështjell midis krahëve. Urthi përmbështjell trungun e pemës.
    2. Grumbulloj diçka në një vend e pastaj e shpërndaj andej e këtej, duke e sjellë rrotull me forcë. Era e vjeshtës i përmbështillte gjethet.

      Shprehje

      • Përmbështjell veten (shpirtin, frymën) i jap guxim e forcë vetes për të përballuar një vështirësi; e marr veten përsëri, e mbledh veten.