Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    PËRMBLEDH

    kal.
    1. Mbledh disa gjëra të shpërndara andej-këtej ose në vende të ndryshme dhe i vendos diku të gjitha së bashku; fut në një vend. I përmblodhi plaçkat në një dhomë. I përmblodhi shkrimet në një vëllim të vetëm.
    2. vet. veta III. Përfshin, ka. Përmbledh disa fshatra.
    3. Nxjerr e rreshtoj gjërat më kryesore nga përmbajtja e një libri, e një fjalimi etj.; paraqit me pak fjalë përmbajtjen e një teksti ose të një bisede. E përmblodhi gjithë studimin në njëzet faqe. E përmblodhi fare shkurt. E përmblodhi me shkrim (me gojë).
    4. vjet. Mbledh të dhëna, fakte etj. me një qëllim të caktuar. Përmblodhën të dhëna të reja (dokumente, fakte historike). Përmblodhën ndihma.
    5. Përqendroj fuqitë, vëmendjen, forcën e vullnetit etj. kam ndodhem përpara një rreziku a një vështirësie që duhet kapërcyer me guxim, mbledh. Përmblodhi të gjitha forcat. E përmblodhi mendjen.
    6. Afroj, tërheq pranë trupit a pranë vetes diçka që ishte e shtrirë, mbledh. Përmbledh krahun (këmbën).
    7. Marr masa detyruese kundër dikujt duke i pakësuar guximin a vetëveprimin e tepruar, për ta ndaluar që të bëjë diçka të keqe etj., e shtroj, e bëj zap. Nuk e përmblidhte dot të birin.
    8. bised. I bie dikujt me diçka, e godas (kryes. me një trajtë të shkurtër të përemrit vetor në r. dhanore). Ia përmblodhi me pëllëmbë (me grusht). Ia përmblodhi keq.