Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    PËRMBLEDHJE

    f. sh.
    1. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve PËRMBLEDH, PËRMBLIDHEM. Përmbledhja e fjalimit. Përmbledhja e veprave (e artikujve) në një vëllim.
    2. Libër që përfshin disa artikuj, studime, krijime letrare, dokumente etj. me përmbajtje të afërt ose që përmbledh vepra të shkruara nga i njëjti autor; përmbledhës. Përmbledhje këngësh popullore (vjershash, tregimesh). Përmbledhje dokumentesh për Rilindjen Kombëtare. Përmbledhje folklorike. Përmbledhje pjesësh të zgjedhura. Janë botuar shumë përmbledhje studimesh.
    3. Paraqitje me pak fjalë e thelbit të përmbajtjes së një teksti, të një fjalimi, të një bisede etj., shkurtimi i diçkaje më të gjatë e më të hollësishme. Bëri një përmbledhje të shkurtër. Paraqiti (lexoi) një përmbledhje të referatit (të kumtesës).