Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    PËRMBUSH

    kal.
    1. E kryej plotësisht një detyrë që më është ngarkuar a besuar; e plotësoj. I përmbushën të gjitha detyrat. E përmbushën me nder misionin që u ishte ngarkuar.
    2. Zbatoj diçka për të cilën jam zotuar; plotësoj një dëshirë, një urdhër etj. E përmbushi zotimin. Ia përmbushi dëshirat. I përmbushi ëndrrat shekullore për liri (për tokë). E përmbushi urdhrin me përpikëri.
    3. I përgjigjem plotësisht diçkaje, kam kushtet e përshtatshme për diçka, plotësoj. I përmbush plotësisht kushtet për...