Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    PËRMENDEM

    vetv.
    1. Zgjohem nga një gjumë i rëndë; e marr veten përsëri pasi më kishte rënë të fikët ose pasi kisha humbur ndjenjat; vij në vete kur kam qenë i zhytur në mendime, në një lexim a në një punë. U përmend nga të trokiturat në derë.
    2. Shquhem, dallohem; më zënë në gojë për diçka. Përmendet për prodhimin e grurit. Përmendet në histori si ngjarje e rëndësishme (si hero popullor).
    3. Pës. e PËRMEND.