Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    PËRMORTSHËM

    Imb.
    1. Që lidhet me ceremoninë e cila bëhet me rastin e vdekjes së dikujt, që bëhet gjatë kësaj ceremonie ose me rastin e saj; që ka të bëjë me varrimin e dikujt; që është në zi. Miting i përmortshëm. Sallë e përmortshme. Vargan (varg, kortezh) i përmortshëm. Marshi përmortshëm pjesë muzikore që luhet kur përcjellin të vdekurin në varreza. Fjalim i përmortshëm fjalim që mbahet në varrimin e dikujt.
    2. Që është shumë i trishtuar dhe të kujton vdekjen. Tinguj të përmortshëm. Qetësi (heshtje) e përmortshme. Këngë e përmortshme.
    IIndajf.
    1. Në shenjë zie për vdekjen e dikujt; në mënyrë të përmortshme.