PËRNJËHERË
ndajf.
- Në atë çast, aty për aty, menjëherë, në të njëjtën kohë; fill pas diçkaje. U zhdukën përnjëherë. U mblodhën përnjëherë sa i thirrën. Bërtitën përnjëherë. Pas mbledhjes, përnjëherë u nisën.
- Në të njëjtën kohë, njëkohësisht. Erdhën të dy përnjëherë. I rrëmbeu përnjëherë me të dy krahët.
- Me një hov; shpejt e shpejt, me rrëmbim, menjëherë. U ngrit përnjëherë. Iku përnjëherë.