Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    PËRPARIMTAR

    mb.
    1. Që përkrah zhvillimin, ecjen përpara të shoqërisë, ngritjen e nivelit politik, ekonomik e kulturor të masave etj.; që mendon, përpiqet e lufton për zhvillimin e mëtejshëm të shoqërisë, që është për të renë revolucionare e lufton për të. Shkrimtar (dijetar) përparimtar. Forcat përparimtare.
    2. Që lidhet me përparimin politik, ekonomik e kulturor të gjithë shoqërisë, që ndihmon zhvillimin e mëtejshëm të gjithë popullit; që ka tipare të tilla. Mendime (ide) përparimtare. Parime (tradita) përparimtare. Me përmbajtje përparimtare.
    3. si em. ~E, ~JA. Diçka që lidhet me përparimin politik, shoqëror e ekonomik të shoqërisë, diçka që përpiqet dhe lufton për zhvillimin e mëtejshëm të vendit e të popullit.