Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    PËRPIRËS

    m. sh.
    1. Ai që ha shumë dhe shpejt, ai që përpin çdo gjë që t`i vësh përpara, llupës.
    2. fig. Ai që kërkon të ketë dhe të grumbullojë për vete çdo gjë.
    3. krahin. Gropë e fshehtë në tokë, që thith menjëherë ujërat e shiut.
    4. si mb. ~, ~E. Që të pushton plotësisht, që të thith tërësisht, që të përpin; që shpreh një ndjenjë të fuqishme dëshire, lakmie etj. Një ankth përpirës. Shikim (vështrim) përpirës.