Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    PËRPJEKUR

    mb.
    1. Që përpiqet e punon shumë, që përpiqet t'ua dalë në krye punëve sa më shpejt; i zoti, i shkathët e i hedhur në punë e në jetë, çalltor, çallëstiar. Djalë (njeri) i përpjekur.
    2. Që përpiqet shumë për të tjerët, që nuk rri duarlidhur kur i drejtohen të tjerët për t'u zgjidhur ndonjë çështje, për t'u plotësuar ndonjë nevojë etj.