Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    PËRPJESËTIM

    m. sh.
    1. Marrëdhënie të caktuara ndërmjet pjesëve përbërëse të diçkaje brenda së tërës; marrëdhënie mase a madhësie ndërmjet pjesësh ose gjërash që kanë lidhje njëra me tjetrën; kund. shpërpjesëtim. Në përpjesëtime të drejta (të arsyeshme). Përpjesëtimi çimento-rërë. Përpjesëtimet ndërmjet prodhimit dhe konsumit (të ardhurave dhe shpenzimeve). Në përpjesëtim me...
    2. Marrëdhënie e harmonishme nga madhësia a nga përmasat ndërmjet pjesëve të diçkaje ose ndërmjet pjesëve dhe së tërës, simetri. Përpjesëtimi ndërmjet dyerve dhe dritareve. Përpjesëtimi ndërmjet trupit dhe gjymtyrëve.
    3. kryes. sh. fig. Madhësia e diçkaje, shkalla e zhvillimit a e shtrirjes që ka arritur një gjë, përmasë. Në përpjesëtime të mëdha. Në përpjesëtime botërore. Ka marrë përpjesëtime të gjera lufta kundër kolonializmit (kundër imperializmit, kundër revizionizmit).
    4. mat. Barazia ndërmjet dy marrëdhënieve sasiore a numerike. Përpjesëtim i drejtë (i zhdrejtë). Dy të katërtat janë në përpjesëtim me katër të tetat.