Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    PËRPJESËTUAR

    mb.
    1. Që ka përpjesëtimin e duhur, që pajtohet nga madhësia a nga përmasat me pjesët e tjera të një të tëre; që i ka pjesët përbërëse në përputhje e në harmoni njëra me tjetrën (nga madhësia, nga trajta etj.); kund. i shpërpjesëtuar. Trup i përpjesëtuar.
    2. Që është në përpjesëtim me diçka tjetër, që ka përpjesëtim ndërmjet pjesëve përbërëse; kund. i shpërpjesëtuar. Zhvillim i përpjesëtuar.